Animat

(Foto nga Ceremonia përmbyllëse e vitit 2014)


Procedura për aplikim: E shkarkoni formularin më poshtë dhe e dërgoni atë në adresën e dhënë në formular.

Formulari për aplikim shkarkohet këtu .

Formulari duhet të dërgohet në adresën elektronike të cilën e gjeni në fomular.

Afati i fundit për aplikim është data 6 maj 2016, ora 16:00.

Informata mbi shkollën këtu .


Nëse jeni entuziastë të matematikës apo shkencës kompjuterike, punëtorë dhe kuriozë të mësoni më shumë për matematikën dhe zbatimet e saj, nëse doni të kaloni kohë të mirë duke diskutuar me nxënës nga Kosova dhe instruktorë nga Franca, atëherë mund të aplikoni që të merrni pjesë në Shkollën pranverore 2016.


Përshkrimi dhe qëllimi: Nga 16-20 maj 2016, në shkollën "Mileniumi i Tretë" në Prishtinë, do të mbahet një shkollë pranverore ku do të shtjellohen tema ekstrakurrikulare nga matematika dhe shkenca kompjuterike. Sholla do të grumbullojë rreth 30 nxënës entuziastë të klasave 10-12 nga shkollat e Kosovës, të cilët do të takohen çdo ditë nga ora 9:00--16:00. Nxënësve do t'u ofrohet mundësia që t'i avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre, duke u sfiduar me detyra interesante, në një ambient miqësor. Shkolla është gratis dhe me rastin e përfundimit të suksesshëm të shkollës nxënësve do t'u shpërndahen certifikata.


Programi preliminar

Instruktorët:

Nicolas K. BLANCHARD (student i doktoraturës në Universitetin e Parisit 7)

Siargey KACHANOVICH (student i doktoraturës në Institutin Kombëtar për Hulumtime në Informatikë dhe Automatikë (INRIA), Sophia Antipolis, Francë)


Shkolla organizohet nga Animath , nën organizimin lokal të Animat Prishtinës, e cila është pjesë e rrjetit me seli në Paris.


Shkolla përkrahet nga Ambasada e Francës në Prishtinë, nga Qendra Kosovare për Arsim (KEC) dhe nga shkolla "Mileniumi i Tretë".