SEMINARI "ÇFARË ËSHTË..." Ky seminar do të mbahet të martave, nga ora 15:00--16:30 në Sallën 112 (edhe pse mund ta ndërrojmë sallën nëse ka shumë pjesëmarrës). Qëllimi është njoftimi me fusha të ndryshme të matematikës, duke diskutuar nocione që janë fundamentale në matematikën moderne. Formati do të jetë i tillë që pjesëmarrësit do ta zgjedhin nga një temë (nga lista e mëposhtme) dhe do ta prezantojnë atë në konsultim me organizatorin. Seminari është i hapur për të gjithë stafin dhe studentët (përfshirë vitin e parë). Për të qenë pjesëmarrës, ju lutem më shkruani në adresën qendrim.gashi@uni-pr.edu (vetëm që ta kemi një numër të përafërt të pjesëmarrësve, por përndryshe seminari është i hapur për të gjithë). Takimi i parë, kur do t'i ndajmë temat, është më 24 shkurt, në orën 15:00. Temat që do t'i mbulojmë: Çfarë është... 1. Një hapësirë topologjike? - 10 mars 2015 Fatime Gjinolli dhe Artiola Kajtazi 2. Një kategori? - 17 mars 2015 Petrit Avdylaj dhe Valdrin Sherifi 3. Një funktor? - 24 mars 2015 Alban Kryeziu 4. Një grup fundamental? - 14 prill 2015 Hamdi Dërvodeli 5. Një variete algjebrike? - 21 prill 2015 Milot Maraj 6. Një grup algjebrik? - 5 maj 2015 Arbër Selimi 7. Një shumëfaqësh? - 12 maj 2015 Hamdi Dërvodeli dhe Etrit Haxholli 8. Një shumëfaqësh i diferencueshëm? - 19 maj 2015 Genta Latifi 9. Një spektër i një unaze? Begatim Bytyqi 10. Një lakore eliptike? Islam Foniqi 11. Një grup dhe një algjebër e Liut? Arbër Selimi |