Për të marrë letra të rekomandimit, ju lutem sigurohuni se 1. Nota juaj është 10 ose 9 (në lëndët ku ju kam dhënë mësim); 2. Kërkesa juaj bëhet të paktën dy javë para se t'ju duhet letra e rekomandimit; 3. I dërgoni me email të paktën informatat vijuese: a) Programin ku aplikoni dhe afatin e saktë se kur kërkohet rekomandimi, b) Një kopje të notave tuaja (për të gjitha lëndët), c) Një kopje të CV-së, d) Një kopje të një dokumenti ku dëshmohet se komunikoni anglisht (ose gjuhë tjetër në të cilën do të studioni/punoni) dhe e) Një kopje të letrës së motivimit (ose ndonjë dokumenti ekuivalent). |