Mësimdhënës i lëndës: Q. Gashi

Asistent i lëndës: M. Mustafa 


Orari i ligjëratave dhe i ushtrimeve:

E martë: 10:00--11:30 (L), Salla 153

Ushtrimet: 

Konsultimet: E martë 9:00--10:00 dhe 11:30--12:00, e mërkurë, 13:00--14:30, si dhe me marrëveshje përmes emailit.


Njoftime (të rejat në fillim):

Më 15 nëntor 2021: Kollokuiumi i parë do të mbahet më 30 nëntor, në orën 10:00.

Më 1 nëntor 2021: Konsultimet e datës 3 nëntor anulohen. Studentët që mund të kenë planifikuar të vijnë në atë ditë, mund të më kontaktojnë për ta gjetur një kohë tjetër të përshtatshme.

Më 28 tetor 2021: Detyrë shtëpie 1: shkarkojeni [këtu]. Afati i dorëzimit: më 9 nëntor, në fillim të ligjëratës.

Më 26 tetor 2021: Të shtunën, më 30 tetor, do të mbahet ligjërata e radhës, nga ora 9:00--12:00, në Sallën 153. Pastaj nga java tjetër mësimi vazhdon i rregullt.

Më 25 tetor 2021: Ju lutem vëreni se ka ndërruar orari i konsultimeve. Orari i ri gjendet më sipër, në këtë faqe.


Nota përfundimtare: Pjesëmarrja (5%); Detyrat e shtëpisë (15%); Kollokuiumet (2 nga 20%); Provimi përfundimtar (40%).

Kollokuiumi i parë mbahet më: 30 nëntor

Kollokuiumi i dytë mbahet më:


Literatura e rekomanduar:

1. Kenneth H. Rosen, "Discrete Mathematics and Its Applications", Cengage Learning; 4th edition, 2010.

Ne do ta përdorim botimin e katërt (4th Edition) të librit sepse kopje të tij gjenden në bibliotekën e Departamentit. Pjesët që do t'i mbulojmë (seksionet/sythet):

1.1-1.8; 2.1-2.6; 3.1-3.3; 4.1-4.4; 5.1, 5.5; 6.1, 6.3, 6.5; 7.1-7.8; 8.1; 9.1.

(Shënim: Arsimtari e rezervon të drejtën për të bërë modifikime në pjesët e mbuluara.)

2. Emrush Gashi, "Teoria e bashkësive dhe logjika matematike", Universiteti i Prishtinës, 2000. 


Rekomandime të përgjithshme:

Ejani me rregull në ligjërata dhe ushtrime; posaçërisht inkurajoheni të vini në konsultime.

Ejani me kohë.

Shtroni pyetje, por fokusohuni në temë.

Diskutoni me kolegët tuaj.

Njoftohuni me shokë e shoqe të reja.

Ndihmojeni dhe respektojeni njëri-tjetrin.

Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj.


[Prapa] [Home]